Dj Dagz dhe Einxhel Shkira duket se kanë në plan të bëhen me familje. I pyetur nga vetë Einxhel, nëse do provojë të jetë burri i saj, Dagz tha se di jetë një baba i mirë.

Një baba i mirë do jem, e sigurtë”, tha Dagzi

Të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” në MCN Tv, ata kanë treguar se si ka ecur lidhja e tyre, pas daljes nga BBV. Ata gjithashtu kanë treguar se janë takuar me familjarët e njëri-tjetrit. Einxhel theksoi se motra e Dagzit është kunata e ëndrrave.

“Aurora është një vajzë inteligjente, një vajzë shumë e përgatitur, e kulturuar, me bagazh, me botëkuptim shumë të madh, open minded. Përtej faktit që është motra e këtij, është një person që unë do kisha dashur ta kisha mikeshë edhe nëse s’do kishte qenë motra e Dagz”, tha Einxhel.