Ju ka ndodhur ndonjëherë të jeni pjesë e një dasme ku pasi keni studiuar mirë detajet keni thënë me vete: “ok, këta do të ndahen shumë shpejt!”?
Punonjësve të dasmave, po. Ata vëzhgojnë gjithçka dhe ndoshta, vënë re gjëra që as dhëndri dhe nusja s’i ka shumë të qarta. Sidomos ditën e dasmës.
1.
“Kur sytë e dhëndrit duket qartazi që shkëlqejnë për të tjera. Ai është flirtues dhe s’mund ta fshehë as kur bën foto me nusen dhe një e ftuar kinge i kalon para. Përfundimisht martesë me fillim dhe fund problematik.”
2.
“Ishte hera e tretë që nusja merrte kompaninë tonë për dasmën e saj. Gjithmonë presim të radhës.”
3.
“Ishte nata e dasmës dhe shkova për të vëne një shampanjë në një dhomë si tek gjithë të tjerat. Aty gjeta nusen të ulur në karrige bashkë me fustanin e saj gjysmë të zhveshur dhe po bënte seks me burrin më tërheqës të dasmës, që s’ishte i saji. Fillim i mbarë.”
4.
“Kur dhëndri bëhet tapë dhe nis të zihet edhe në ditën e tij të dasmës.”
5.
“Kur burri kërcen më shumë me nënën e tij sesa më gruan e ardhshme. Jo dhe aq shenjë e mirë!”
6.
“Ata refuzojnë të mbajnë një fjalim, sado të shkurtër. Mbaj mend dhëndrin që refuzonte të thoshtë sikur edhe një fjali sa për të respektuar gruan dhe familjarët e tij, por jo s’e bëri kurrë.”
7.
“Dasma zgjat shumë, shumë pak…U mbyll dhe askush s’ishte lodhur.”
8.
“Gjuha e tyre e trupit nuk gënjen kurrë. Ka nga ata që mezi thonë fjalët e shenjta “po, pranoj”.”
9.
“Kur njëri ikën pa tjetrin. Më ndodhi një rast që nuk e gjeja dhëndrin askund. Mora vesh që ishte larguar me shokët në club.”
10.
“Kur çdo veprim i tyre tregon që s’janë të interesuar për njëri-tjetrin. Nusja dhe dhëndri merren veten me veten dhe punët e tyre. Edhe gjatë dasmës.”