Dy shqiptarë të moshës 46 dhe 38 vjeç kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Policia spanjolle bën me dije se gjatë operacionit antidrogë të quajtur “Shikone” efektivët zbuluan në zonën pyjore të Kuenkës një plantacion me 8500 bimë të llojit marijuanë.
Mediat në Spanjë raportojnë se operacioni antidrogë nisi më 7 tetor.
Në aksion morën pjesë 25 agjentë, ndërsa mësohet se dy shqiptarë u kapën mat nga policia teksa po ndanin bimët e drogës në vende të posaçme për procesin e tharjes.