Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të enjte në fshatin Balagat të Lushnjës, rreth orës 17:20.
Si pasojë e të shtënave mësohet se ka mbetur e plagosur e Kastriot Hasallës, Bajame Seneja, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë. Mësohet se ajo është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.” thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në Korrik të vitit 2021, Kastriot Hasalla vrau kushëririn e tij, Romeo Hasalla dhe plagosi 3 të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Garunjas në një sipërfaqe toke ku të dyja palët pretendonin se kishin pronësinë. Tani ai ndodhet në burg, teksa sot i është vrarë babai dhe i është plagosur e motra. Edhe shkaku i krimit të sotëm dyshohet të ketë qenë konflikti për pronësinë dhe hakmarrja.