Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një operacion të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri dhe ky është fillimi i një lufte të re. Së pari, filloi një lëshim pa ndalim i raketave kundër qyteteve izraelite në jug dhe në qendër të vendit. Pastaj skuadrat e sulmuesve kaluan kufijtë gjithmonë të ruajtur të Rripit dhe sulmuan qendrat e para të popullsisë që arritën.
Ushtria izraelite është “gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite, pas sulmit të nisur që në orët e para e para të mëngjesit. Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez.
“Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, thanë ata.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se shefat e sigurisë do të takohen si rezultat i sulmeve me raketa.
Një raport fillestar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), tha se një “numër terroristësh” ishin infiltruar në territorin izraelit nga Rripi i Gazës dhe se banorëve në zonat përreth u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Sirenat e sulmit ajror ranë në jug të Izraelit dhe mund të dëgjoheshin në zonën më të madhe të Tel Avivit, dhjetëra kilometra në veri.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në jug të vendit, brenda 80 kilometrave nga Rripi i Gazës. Kjo i lejon atij të kufizojë grumbullimet dhe të mbyllë disa zona, e cila përfshin gjithashtu qytetet e Tel Avivit dhe Beersheba.