Sindi i Përputhen ndonse u bë e njohur vetëm prej virgjërisë e pjesëmarrjes në një emision paçavure, mendon se mund të jap mend e të futet kudo. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë, ku duke ndjekur deklaratat e redaktore Olsës, shprehet se performanca e Ronela Hajatit nuk ishte në nivel. Ju do thoni ku futet Aulona këtu.

Epo ja Aulona thjesht i kujtoi atë performancën e Sindit që përpiqej të bëhej këngëtare e çirrej si sorrë në mes të skenës.

Por Sindit i paska djegur aq shumë sa ka bërë direkt një postim kundër Aulonës ku vë në diskutim karrierën e saj dhe se ka ecur prej emrit të babit, madje shprehet se e mori një tag!

Por Sindi e dashur të marrësh një mësim: Aulona Musta mban vite karrierë mbi supe, ku ishte e para në Shqipëri së bashku me Fatmën që thumbonin personazhet, në një kohë kur të gjithë të tjerët u bënin furca! Ti e dashur Sindi mbetesh një dështake në tentativë për tu bërë e famshme. Por fama që more të çoi vetëm të fitosh falas ca fillera për të rregulluar pamjen, tentativë e kjo le të themi.

Por Sindi, nuk mund tu hash hakun njerëzve punëtorë, as Ronelës e as Aulonës, aq më tepër nga një si ty që thjesht frymon e dështon në këtë tokë!