Një borxh prej 500 eurosh me sa duket është bërë “molla e sherrit” mes kushërinjve në Kamzë, të cilët mbremjën e djeshme u përleshën me thika.
Fatjon Luca plagosi me thikë kushëririn e tij Hafuz Troci. Por gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.
Mësohet se sherri ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.
Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë ende.
Sipas tij, ai ia kishte kërkuar disa herë, por Troci nuk ia kishte dhënë.
Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm.
Në përfundim të ceremonisë, Luca është afruar dhe e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.