Thashethemet për ndarjen për tradhëti mes këngëtares së njohur Shakira dhe yllin e futbollit të Barcelonës Gerard Pique janë përhapur në rrjetet sociale.
Dyshohet se Shakira ka kapur bashkëshortin e saj, Gerard Pique, me një grua tjetër ku në mediat spanjolle po aludohet se është nëna e shokut të tij të skuadrës Pablo Martin Paze Gavi.
Detajet e pretendimit të përhapur në mediat sociale janë duke u hetuar nëse vërtet Pique e ka tradhëtuar Shakirën me nënën e Gavit, gjë që do të përbënte një skandal dhe në skuadër. Thuhet se Gavi nuk është në dijeni të situatës.
Pretendimi për çiftin, i cili është bashkë që prej vitit 2010, ka tronditur rrjetet sociale. Pas zhvillimeve, u pretendua se Gerard Pique, ylli i futbollit të Barcelonës u deklarua i pafajshëm dhe se çifti prej javësh jetojnë të ndarë.
Mediat spanjolle pohuan se personi që shkaktoi përçarjen mes Shakirës dhe Piques nuk ishte nëna e Gavi, siç u përhap në rrjetet sociale, por një grua bionde rreth të 20-ave dhe se ky person punonte si hostes në disa evente në Barcelonë.
Mediat spanjolle deklaruan gjithashtu se Shakira shkoi dy herë në Ibiza në maj me fëmijët dhe miqtë e saj, por Pique jo, duke lënë të kuptohet se akuzat për mashtrim mund të kenë dalë në maj.
Pablo Martín Páez Gavira, i njohur më mirë si Gavi, është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mesfushor qendror për klubin e La Ligës Barcelona dhe ekipin kombëtar të Spanjës. I lindur në vitin 2004, ylli i ri i futbollit është 17 vjeç.