I pazakontë plazhi në mesin e muajit dhjetor, por jo për qytetarët e Vlorës.
Në ditët me temperatura aspak normale për dimrin, të cilat pritet të kapin vlerën deri në 22 gracë Celsius, shumë qytetarë kanë zgjedhur të lahen në detin Jon.
Duke shfrytëzuar detin vetëm për vete, ata shijojnë edhe rrezet e pakta të diellit dhe vlerat e ujit të ftohtë.
Sipas meteorologëve pritet që e premtja të jetë akoma më e ngrohtë.