Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Ajo është autorja e vrasjes së 61-vjecarit Menduh Kurt-Deda bashkë me të birin dhe shokun e tij në vitin 2017.

Në 10 qershor të këtij viti është takuar me Ilir Metën, i cili ende kishte postin e Presidentit dhe e ka dhënë titullin mirënjohje për kontributin e saj me organizatën “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”. Por nga fotografitë në rrjete sociale duket se kishte edhe pasion për muzikën e pianon. Kufoma e viktimës është identifikuar përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.

Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja. I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.

Kujtojmë se Gazmir Ngota, 39 vjeç, Marjeta Karaj, 56 vjeçe dhe Besmir Karaj, 34 vjeç janë autorët e ekzekutimit të Menduh Kurt–Deda në vitin 2017.

Nënë e bir, në bashkëpunim me shokun e 34-vjeçarit kanë djegur për së gjalli 61-vjeçarin pasi e futën me forcë në automjet dhe e çuan në Kodër-Shupal. 2 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa Besmir Karaj që ndodhet jashtë shtetit është në kërkim.