Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Edi Rama shtroi një darkë me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, me të cilët ndau mbresat e ngjarjeve të vitit që po mbyllet, si dhe diskutoi për projektet të përbashkëta që do të realizohen së shpejti, me vende mike e partnere.

Në pamjet e shpërndara nga zyra e shtypit e qeverisë, evidentohet edhe pritja e ambasadores Yuri Kim me buzëqeshje dhe përqafim. “Nuk ka asgjë më të mire sesa të festosh miqësinë” tha Rama.

Shiko KETU videon