Aldo Gjini i akuzuar nga drejtësia në Luksemburg dhe në Tiranë ka nisur përballjen në gjyq. Në 2021 ai ishte në listën e njerëzve më të kërkuar nga EUROPOL.

Por shpejt, arratia e tij mori fund dhe tani po përballet me akuzat.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje për një ngjarje të ndodhur në 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg pasi qëlloi me pistoletë një shqiptar duke i dëmtuar të dyja këmbët.

Ai ka pranuar ngjarjen duke deklaruar se “nuk jam Papë” por u justifikua duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje, sipas mediave.

Gjini kërkohet edhe në Shqipëri për një tjetër ngjarje. Në 24 korrik 2021 plagosi me armë në Tiranë, Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç.