Shembja e 2 pishinave në ‘Prestige Resort’ në Golem ka ndezur një debat mes mediave të pronarit të resortit, Irfan Hysenbelli, dhe autoriteteve. Mediat e z. Hysenbelli kanë shkruar se IKMT ka hyrë në mënyrë të paligjshme në objekt pasi dokumentit për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur pikërisht nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.
Mirëpo nga ana tjetër djali i Irfan Hysenbelliut, Onit ose Fatmiri po feston martesën me partneren e tij që e ka bërë publike vetëm orët e fundit.
Oni pavarësisht faktit se ka bërë një karrierë të suksesshme në futboll, ai njihet më tepër për lidhjet me vazjat e famshme të shoëbizit.
Por duket se futbollisti ka hequr dorë nga vajzat e famshme. Ai ka bërë lidhjen e tij publike së fundmi.
Partnerja e tij është Margarita Hysenbelliu dhe vetëm nga emri kupotjmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar, siç e tregojne vete nepermjet unazave ne rrjetet sociale.
Mesa kuptohet nga rrjetet sociale, Margarita nuk është shqiptare dhe merret me shitjen e pasurive të patundshme.