Po mashtroni njerëzit! Farmacistja e njohur denoncon tipat e dyshimtë pas Caji t Vital : Nuk shërohet Hepatiti B me lëngje frutash!

Farmacistja e njohur Eva Lekli ka reaguar ashpër në njërin prej postimeve haluçinante të personazheve të dyshimte që fshihen pas një lëngu që herë e quajnë lëng e herë çaj në varësi të kategorisë që hallexhijve që duan të fusin në “grep”.

Përmes një komenti në Facebook Eva Lekli, një personazh i njohur në Tiranë, ka theksuar se ndryshe nga sa pretendohet nga këta personazhe, hepatitis B nuk shërohet me lëngje frutash apo formula haluçiantësh dhe xhambazësh që dalin ekraneve.

Çfarë ndodhi?

Pasi kanë parë se u kanë rënë ndjeshëm shitjet pas denoncimeve masive në media të produktit të tyre të dyshimtë, personazhet në fjalë kanë nisur një fushtë të gjerë në rrjetet sociale duke pretenduar tashmë se krahas kancerit (!) ky çaji apo lëngu siç e quajnë na shëroka edhe Hepatitin B duke nxjerrë në video edhe një grua që pretendon se nuk ka patur më hepatit B në trupin e saj!!

INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Në fakt, kjo është një gënjeshtër e madhe pas Hepatiti B nuk shërohet, por thjesht pasivizohet. Duke përfituar nga mungesa masive e informacionit për një detaj të tillë si edhe halli i pacientëve, këta njerëz shkpjnë edhe në pretendime të tilla, por duket se me profesionistët i hasi sharra në gozhdë.

Eva Lekli shkruan:

“Mashtroni pac Virusi nuk shkaterrohet me caj Virusi do antiviral Lereni mjeksine ta bejne mjeket jo ata qe mashtrojne me informacione jo te sakta”.

Ky koment i saji ka marrë një numër të madh reagimesh pozitive në rrjetet sociale, ndërsa ajo vijon:

“Virusi i hepatitit b nuk del negativ eshte i pasherushem Antivirali i hepatitit b perdoret gjithe jeten sa ska dal nje antiviral qe ta negativizoj Prandaj hiqe shprehjen qe pas 2 muaj hepatiti b del negativ sepse jep info jo shkencore”.

Edhe pse u kapën me presh në dore si mashtrues nga profesionistë si Eva Lekli, dentisti që thotë se shëron kancerin madje edhe hepatitin B me lëngje frutash vijon me të tijën duke bërë një hap pasi pasi ndryshe nga sa pretendon zonja e paguar prej tyre në një reklamë të paguar, ai thotë diçka tjetër.

Lexo gjithashtu: INVESTIGIMI/ “Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme
Po mashtroni njerëzit! Farmacistja e njohur denoncon tipat e dyshimtë pas Caji t Vital : Nuk shërohet Hepatiti B me lëngje frutash!
Po mashtroni njerëzit! Farmacistja e njohur denoncon tipat e dyshimtë pas Caji t Vital : Nuk shërohet Hepatiti B me lëngje frutash!

Në fakt, Çaji Vital apo Lëngu Vital është një mishmash mashtrimesh, deklaratash dhe kundërdeklaratash me personazhe të dyshimtë që gjithnjë shkojnë një Greqi (!) pas trajtimit me lëngje frutash dhe përherë atyre u thotë mjeku: Po çfarëkë bërë kështu, çfarë kë pirë pasi kanceri apo virusi (në varësi të rrenës) ka ikur!

Çajrat, lëngjet dhe barnat gjoja kurative, si po rrezikohet seriozisht shëndeti i qytetarëve nga mashtruesit online

Po a mund të largohet kanceri malinj me lëngjes frutash? A mund të largohet Hepatiti B me lëngjes frutash? Shkenca dhe laboratorët me të mirë në botë thonë JO, kurse dy personazhe të çuditshëm nga Vora e Tiranës thonë PO.

ME FAKTE! Si po mashtrohen moshat e treta me suplementet ushqimore, rasti OBEN, Caji Vital …

Këtë punë e zgjidhin vetëm autoritetet duke marrë masa të ashpra kundër çdo mashtruesi që përfiton nga halli i qytetarëve!!! /Gazeta Jonë

**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për investigime të tjera të ngjashme. 

Caji Vital farmacistja: Mos mashtroni njerezit Caji Vital farmacistja: Mos mashtroni njerezit