Ndonëse jemi mësuar që kandidatët, apo kryetarët kundërshtarë të partive politike t’i shohim duke hedhur akuza apo duke kritikuar programet e njëri-tjetrit, këtë herë në Librazhd ka ndodhur e kundërta.

Kandidati i Partisë Socialiste Mariglen Disha dhe kryetari i PD-së së Librazhdit Bujar Vreto, kanë surprizuar në takimin e zhvilluar me qytetarët, për festën e Shën Gjergjit.

Të dy janë parë së bashku, ndërsa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata duken shumë të gëzuar teksa kërcejnë pranë njeri-tjetrit, duke i harruar akuzat që zakonisht opozita dhe maxhoranca shkëmbejnë, sidomos në fushatë elektorale.