Mijëra emigrantë shqiptarë po protestojnë në Londër për shkak të deklaratave të fundit autoriteteve britanike, ku është thënë se “shqiptarët po pushtojnë Britaninë e Madhe”.
Ata kërkojnë që të dorëhiqet ministrja e Brendshme Suella Braverman dhe që kryeministri Sunak të kërkojë falje për cenimin e dinjitetit të shqiptarëve.
Emigrantë janë shprehur se dhe fëmijët po cenohen në shkollë dhe po diskriminohen në vendet e punës.
“Këto deklarata na kanë ndikuar. Fëmijët në shkollë janë quajtur fëmijë mafiesh, fëmijë kriminelësh.
Shpresojmë të ketë më shumë pjesëmarrje. Kërkojmë të shkarkohet sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe të kërkojë falje në emër të qeverisë se ka folur në parlament dhe nuk mund të flasë në atë gjuhë për asnjë komunitet tjetër emigrantësh. Ky është dështimi i qeverisë ndaj emigracionit dhe jo pushtimi i shqiptarëve,” është shprehur njëri nga protestuesit.