Pesë shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën duke kultivuar kanabis në një fermë në 15 maj të këtij viti.

Të pestë shqiptarët kishin mbërritur në Britani ilegalisht me varka dhe pasi kishin marrë me qira një ambient në Norfolk, e kishin kthyer në një fermë për kultivimin e kanabisit.

Shqiptarët e dënuar me burg janë Hysen Kodra, 33-vjeç, Kristjan Pergjeci, 23-vjeç, Aldito Drobaj, 22-vjeç, Emirjan Gatali, 29-vjeç, and Bledar Troka, 34-vjeç.

Gjatë bastisjes së ambienteve, policia britanike zbuloi plot 433 bimë kanabisi. Të pestë shqiptarët e pranuan fajin në gjykatë.

Me fermë kanabisi në Londër, burgosen pesë shqiptarë

Me fermë kanabisi në Londër, burgosen pesë shqiptarë