Zbulohet dy plantacione kanabisi në Spanjë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nga operacioni i kryer nga autoritetet kanë rënë në pranga tre shqiptarë të moshës 38, 39 dhe 44 vjeç.

Autorët e kishin përshtatur një ambient në zona të pabanueshme për të kultivuar lëndë narkotike.

Efektivët kishin vënë re lëvizjet e dyshimta në orët e para të mëngjesit si edhe daljen e disa tubave të ventilimit të ajrit, dhe më pas kanë vijuar hetimet që u finalizuan me arrestimin e tre personave.