Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentua në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë. Si pasojë e lëndimeve, ai ka humbur jetën në spital.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Policisë pronarin dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Dibër/informacion paraprak
Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.