Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Gjermani. Një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga skela ku ishte duke punuar.

Ishin miqtë e të riut të cilët njoftuan lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale. Ijon Bushi prej muajsh punonte në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij.

I riu ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Ndërkohë shokët e 30 vjeçarit kanë mbledhur fonde që trupi i tij të vijë në Shqipëri dhe të varroset në vendlindje.