Ish-deputetja, Rudina Hajdari tha se po të ishte gjallë babai i saj, Azem Hajdari, Lulzim Basha nuk do të kishte hyrë në Partinë Demokratike.
Kjo deklaratë e fortë e saj, u pasua nga ish-deputeti Astrit Patozi i cili u shpreh se as vetë Hajdari nuk do të ishte.
Hajdari: Do doja ta kisha gjallë sot jo për veten time. Do ishte një lloj protagonizmi. Nuk mendoj që do të kishim një Bashë në PD.
Patozi: As ti s’do të ishe se do ishte ai.
Hajdari: Unë asnjëherë nuk e kam pretenduar këtë , por ishte ajo lloj historie që më inkurajoi do zgjidhja një rrugë tjetër, madje do isha shumë e lumtur me një profesion tjetër.
Patozi: Ishte për humor.
Pollo: Jemi 30 vite më vonë, vlerat nuk ndryshojnë por interpretohen, një periudhë 30-vjeçare është e gjatë, prandaj në këtë mënyrë do të doja ta xhustonim bisedën, u tha në fillim, kryesisht nga propaganda, ishte e nxitur nga Ramiz Aalia, ishte marrëveshja e Sigurimit të Shtetit. Nuk kam parë që të provohet diçka e ngjashme.