Reshje të dendura shiu pritet që të “pushtojnë” vendin në orët në vijim.

Duke u nisur nga kjo  Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, ndërsa apelojnë që të shmangin disa zona parkimi për shkak se rrezikohen përmbytjet.

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM
✅ Të dashur qytetarë!
👉 Sipas të dhënave të shërbimeve meteorologjike, qyteti i Vlorës do të përfshihet nga reshje me intensitet të shiut 🌧️ mëngjesin e ditës së nesërme, e Mërkurë 16 Shkurt.
📢 Ju bëjmë thirrje të shmangni parkimet e automjeteve 🚗🚙 qysh sot në darkë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme në rrugët dhe zonat nevralgjike, që njihen si me risk të lartë për përmbytje:
✅ Në zonën “Albano&Romina” ☑️
✅ Në rrugën e Bibliotekës Publike ☑️
✅ Në zonën e Kishës Orthodhokse ☑️
✅ Në zonën pranë Universitetit në “Skelë” ☑️
✅ Në zona të tjera tashmë të njohura për rrezikun e përmbytjeve ☑️
👉 Paralajmërimet e meteorologëve për shira me intensitet, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. 👉📌 Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
📢 Për çdo problematikë që mund të keni, na shkruani mesazh në faqen tonë zyrtare në “Facebook”: Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlorë.