Të martën Shqipëria do të ndeshjet në miqësore me Bullgarinë pas triumfit me Çekinë. Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare Marvin Çunin.
Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.
Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.
Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.