Pas ditëve me temperatura ekstreme të larta sot moti do të bëjë kthesën e madhe. Sinoptikania Lajda Porja deklaroi se pasditen e sotme priten reshje shiu në veri dhe veriperëndim të vendit.

Më në fund një masë e ftohtë me origjinë nga veriu i Europës ka arritur të depërtojë edhe në Ballkan duke sjellë rënie të temperaturave. Ka rrezik për reshje.

 

Sot veriperëndimi Shkodra, Lezha dhe pothuajse gjithë veriu do të kenë rrebeshe, shira. Tirana, zona të izoluara të Durrësit.

Megjithatë shirat do të jenë të përkohshëm sot edhe nesër. Nuk ka nevojë për panik dhe nuk presim të kemi stuhi çfarë ka ndodhur në Itali, Bosnje Hercegovinë apo Serbi” tha ajo.

Më në fund i themi lamtumirë valës ekstreme të të nxehtit përvëlues. Të paktën për momentin.