Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Reshjet në lartësi mbi 600 m, në veri dhe në lindje te vendit, pritet të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 13 °C
në vendet e ulëta: 8 / 12 °C
në vendet malore: -1 / 5 °C

ERA
Pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.