“Vrasje me paramendim” është akuza e ngritur ndaj efektivit të komisariatit nrumër 3 Ludian Zaimi, i cili mbrëmjen e djeshme zbrazi karikatorin e pistoletës së tij kolegut Çaush Saliasi. Materialet tashmë do i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë që hetimet janë ende në vijim ku po administrohen të gjitha dëshmitë e kolegëve të autorit dhe viktimës. Sipas burimeve nga grupi i hetimit mësohet se nuk ka pasur asnjë ankesë mes të dyja palëve, parësisht se 25 vjeçari dhe viktima kanë pasur konflikte verbale mes tyre.

Përpara hetuesve kolegët e 2 efektivëve janë shprehur se i riu ishte tip i mbyllur, ku nuk kishte komunikim me kolegët e tjerë. Ndërkohë që hetimet vijojnë pasi në banesën e Zimit janë gjetur ilace depresioni.

Nuk dihet nëse ato përdoreshin nga i riu apo familjarë e tij. Për këtë shkak janë marrë deklarimet e familjarëve të të riut për të hedhur dritë nëse Zaimi përdorte apo jo ilaçe depresive.

Nëse kjo vërtetohet atëherë do përbënte skandal, përsa i përket polcisë, pasi referuar ligjit nuk lejohet që një efektiv policie të ushtrojë detyrën nëse ka probleme me depresionin.