Ndërkohë që shqiptarët janë ngritur në protesta kundër regjimit Rama-oligarkë, në shërbim të këtyre të fundit janë edhe shërbërtorët me uniformën e shtetit që po rrahin qytetarët nëpër rrugë.

Rasti më flagrant ka ndodhur te Zogu i Zi në Tiranë ku disa policë civilë tërheqin zvarrë një protestues, ndërsa si skuth, shefi i tyre nuk I ndalon por u thotë: Avash se ka gazetarë!

Pra, nëse s’do të kishte gazetarë, shërbëtorët me uniformë të pushtetit do ta dërrmonin edhe më keq të riun.