
“Blutë” e Durrësit kanë ushtruar kontroll në banesën e Leonard Kokës, i njohur ndryshe si Nar Koka, nipi i ish-ministrit që ndodhet në burg, Lefter Kokës.
Bazuar në informacionet e para raportohet se uniformat blu nga kontrolli i ushtruar në banesë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Kalibri” është arrestuar djali i Leonard Kokës, Haki Koka, 29 vjeç, i cili e mbante armën e zjarrit pa leje.
Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /gazetajone