Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen në fshatin Hot i Ri mbrëmjen e së enjtes, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Valter Fierza.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezultojnë të përfshirë 5 persona në këtë ngjarje. Ata janë autori i dyshuar i krimit Klodian Mhilli 24 vjeç, A. M. 23 vjeç, P. M. 22 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe E. D. 38 vjeç.

Sipas policisë, këta persona dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta jashtë një lokali me vëllain e viktimës, Kolë Fierza 35 vjeç.

Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet Valter Fierza. Sapo ka parë automjetin, Klodian Mhilli dyshohet se ka qëlluar disa herë me kallashnikov në drejtim të 33-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Personat e përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim nga policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit Klodian Mhiilit) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.