Projekti për portin e ri të Durrësit ka qenë një nga kauzat kryesore të opozitës në dy vitet e fundit, por qeveria nuk i mori parasysh raportet mes fitimit dhe humbjes që i evidentoi PD duke firmosur marrëveshjen me investitorin arab Muhammed El Alabbar.
Megjithatë puna ka nisur dhe kompania publike shqiptare që është aksionere në këtë investim po bën gati zyrat dhe mobilimin.
Shoqëria Albanian Seaports Development Company SHA (ASDC) ka hapur një tender gati 40 milionë lekë për të blerë kolltuqe, karrige lëkure, tavolina, perde, etazhier, varëse, mbajtëse çelësash dhe një kasafortë.
Zyrtarët duhet të ndihen komodë gjatë punës prandaj cilësia duhet të jetë e mirë. Mobiliet duhet të jenë gati për zyrat e reja brenda një muaji, kërkon shoqëria “ASDC”). Tenderi u firmos nga administratori Erlis Hereni.
“Albanian Seaports Development Company” e kontrolluar 100% nga shteti është bashëaksionere në projekt me kompanitë Eagle Hills Real Estate Development dhe NSHMI Development l.l.c që përfaqësojnë investitorin Mohamed Alabbar për realizimin e projektit investues strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. /5pyetjet.al