Gleida Nikulaj, vajza e biznesmenit-politikan në Lezhë, Ardian Nikulaj ka publikuar një video prekëse të të atit.

Bëhet fjalë për disa pamje nga festa e 50-vjetorit të Ardian Nikulajt, i cili i festoi më 31 tetor, vetëm pak muaj, para se të ekzekutohej në një atentat mafioz brenda lokalit të tij në Shëngjin.

“Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab,” shkruan Gleida krahas videos së publikuar në rrjetin social TikTok.

Ardian Nikulaj, me tortën përpara, duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.