Mbi 400 personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, por edhe vende të tjera ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit, Bajram Begaj. Fjalën e mori vetëm Begaj, por sytë ishin edhe te të ftuarit.
Kryeministri Edi Rama postoi disa foto në Facebook, ku shfaqet i qeshur në një moment dhe të gjithë i mbajnë “ison”, e vetmja që “nuk ia var” është Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që ul kokën.
Në një tjetër foto Edi Rama shfaqet me Atifete Jahjagën. Gjithashtu edhe me ish-Presidentin Sejdiu, ku ishin të pranishëm edhe Bamir Topi me Alfred Moisiun. Por ndryshe ishte me Osmanin.
Fotot e shfaqin mjaft mirë divergjencën mes Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë