Këngëtarja Miriam Cani i ka dedikuar disa fjalë prekëse nënës së saj të ndjerë. Ditën e djeshme, përmes një fotoje në Instagram ajo ka kujtuar ditëlindjen e nënës. Këngëtarja shkruan se do jepte çdo gjë që fëmijët e saj të ndjenin sado pak dashurinë e saj.

”Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan artistja e njohur në postimin e saj në Instagram.