Fifi dhe Adisi, janë dyshja më e komentuar kohët e fundit në mediat rozë. Pas puthjes së tyre publike të dhënë në një prej koncerteve të Fifit në Durrës, çifti është parë shumë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujdesi i Adisit ndaj këngëtares nuk ka munguar asnjëherë, teksa e ka shoqëruar në çdo koncert apo dalje të saj publike. Fifi duket se po bëhet gati për verë pasi ka nisur palestrën dhe si në këtë hap po motivohet dhe nga i dashuri i saj, Adis Patushi.
Ky i fundit shihet duke goditur këngëtaren nga të pasmet dhe duke i dhënë forcë për të hequr kilet përmes ushtrimeve në palestër. “Kjo është mënyra se si i dashuri im më jep kurajo,”-shkruan këngëtarja.