Anonimët kanë një cilësi që u kthehet në ves: t’i bëjnë të ditur “botës” që ekzistojnë më të gjitha mënyrat. Më të lehtat mënyra, janë ato djallëzoret, për të cilat ata vullnetarisht rrjepin nga lëkura e tyre dinjitetin e vet. Në Tiranën si “Polis”, një nga këto raste janë O.J.Q. (organizatat jo-qeveritare) të cilat me sloganin “J.O.Q“- “Jeta Osh Qef” bubrrojnë në anonimitet, për ca dollarë m shumë… Për ta dalë nga anonimiteti ato shfaqin në publik foto-video, dukë bërë kërdi më aktivitete bazuar mbi parime të ashtuquajtura ambicioze dhe frymëzuese, për ca dollarë më shumë…
KRIIK NË STRESKRIIK- Koalicioni per Reforma, Integrim dhe Institucione te Konsoliduara (një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare). KRIIK ka 27 vite që punon për mbizotërimin e shtetit ligjor, forcimin e shtetit të së drejtës, për të drejtat tona për qeverisjen demokratike dhe që institucionet publike dhe politike të na japin ne llogari. Sot më 3 dhjetor 2024, për herë të parë në gati tre dekada aktivitet në Shqipëri KRIIK, shprehu shqëtësim publik për vonësen e shpalljes së datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. KRIIK bën përgjegjës Presidentin e Republikës së po vë në stres procesin përgatitor dhe atë ligjzbatues në Procesin Zgjedhor 2025. (Presidenti Begaj është mjek në profesion por në CV e tij publike nuk ka specializim për “Stress test“).Presidenti i Republikës pas konsultimit me partitë politike, ka bërë të ditur të paktën publikisht se i cilëson zgjedhjet si një nga proceset dhe cështjet më të rëndësishme dhe jetike të vendit.
Por KRIIK shpreh shqetësim se vonesa e nxjerrjes së dekretit pengon procesin e përgatitjes zgjedhore, në fakt nuk quhet vonesë pasi përcaktohet në Kushtetutë afati, i cili është jo më vonë se data 10 dhjetor 2024. Procesi i zgjedhjeve drejtohet dhe organizohet plotësisht nga KQZ. Caktimi i datës së zgjedhjeve nuk pengon dhe as ndihmon në asnjë mënyrë në organizimin e zgjedhjeve, nuk ndikon dhe as pengon asnjë procedurë ligjore të KQZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve. Presidenti e merr vendimin vetëm mbeshtetur mbi Kushtetutë, ligj dhe në bazë të analizave dhe konsultave të zhvilluara me faktorët politike dhe isnttiucionalë dhe interesat e qytetarëve.
Asnjë institution apo organizëm i caktuar nuk mund të kërkojë dhe as gjejë te Presidenti asgjë tjetër përvec përkushtimit të respektimit të Kushtetutës. KRIIK shpreh shqetësim se vonesa e mosshpalljes së Dekretit, që, po çon, në zhbërjen e tërë procesit konsultues me partitë politike. KRIIK e bazon këtë shqetësim në hamendësim, pasi në deklaratë thekson dy herë datën 11 maj 2025.
Ka një sërë shqetësimesh nga KRIIK për dekretin e datës së zgjedhjeve përfshi dhe kohën e pamjaftueshme për procesin e verifikimit dhe pastrimit të listave të zgjedhësve. KRIIK mund të ketë të drejtë në shqëtsimet për zgjedhjet, ashtu sic ka shqetësim cdo zgjedhës për votën, por jo në gjykime dhe hamendësime, për më tepër i është drejtuar Presidentit të Republikës, personit të gabuar për këtë përgjegjësi.
Presidenti i Republikës nuk është pjesë e grupit që ka hartuar dhe ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e as pjesë e hartimit apo e ndryshimit të kodit zgjedhor.
Presidenti i Republikës në bazë të Kushtetutës nuk merret me patronazhistë, dublikime listash, votimin e qytetarëve që kanë ndërrur jetë, mbushjen e kutive më vota fiktive, votime familjare, shit-blerje votash, dhe nuk bërtet rrugve të Tiranës “Hap kutitë ose largohu”.
KRIIK në këtë deklaratë publike nuk e ka quajtur Presidentin Bajram Begaj, ashtu si reperet politikë: “Haram Begaj”, ”Qen i rrahur në Presidencë”,”Zar i kryeministrit”, por ka ndotur veten me “gazërat e Tiranës Politike”, sepse për të dalë nga anonimiteti e për t’u shfaqur si faktor, kur nuk je, ka shumë mënyra për të bërë këtë. Sigurisht për ca dollarë më shumë… Pa stres KRIIK! You can do it!
P.S. Sqarim për Gazërat e Tiranës
Ti japësh rëndësi “Gaz-ërave të Tiranës”, do të thotë të besosh tezën se pordhët e ketrave shkaktojnë ndotje globale me pasoja në efektin serrë. Është rasti tipik i anonimit në Tiranë Politike që për të faktorizuar veten i ”bie” të madhit. Në kontekst: Kur s’ka ci bën gomarit i bie samarit. Jepi Gaz! You can do it!
Marrë nga statusi i FB Valdrin Gjoka