Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë në seancën e sotme të zhvilluar në Kuvend.

Me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim ish-shefi i shtabit do të jetë në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim. Grupi i Enkelejd Alibeajt, 30 deputetë nuk ishte i pranishëm në seancë.

Grupi i Sali Berishës ishte, por në nisje të seancës u larguan.