Bajram Begaj betohet si president i republikës.

“Do të mbështes bashkëpunimin mes të gjitha forcave, gjetjen e rrugëve dhe shtigjeve të përbashkëta. Të largohemi nga politika e konfrontimit, dialog dhe ura lidhëse mes klasave politike. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës për të garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut për një të ardhme sikur e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për vlerat e humbura. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë dhe Shqipërisë. Të gjithë ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur” tha ai.