Djemtë konkurrentë, këtë sezon në “Për’puthen”, për herë të parë do të kenë mundësi të zgjedhin vajzat me të cilat duan të njihen dhe të dalin në takime.
Konkurrenti i parë në Për’puthen është një personal trajner dhe shef prokurimesh. 31-vjeçari nga Tirana është Remil Peqini. Ai tha se i pëlqejnë aventurat në natyrë duke theksuar se po hyn në Për’puthen pasi vajzat janë sfidë më vete. Me hyrjen e tij, njëra prej vajzave, Lorida tha: Marshallah!
Arbër Avdyli është një nga djemtë që kanë zgjedhur “Për’puthen” për të gjetur dashurinë. 25-vjeçari ka lindur në Durrës, jeton në Tiranë dhe aktualisht punon si menaxher. Për të hyrë në studio për herë të parë, ishte përgatitur për të qenë sa më i veçantë.
Ai mbante veshur këmishën e bardhë dhe kollare, por jo pantallonat. Ai hyri në “Për’puthen” me bokse, lëvizje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Anxhela guxoi më tej, duke i hequr dhe kollaren konkurrentin, të cilën e mori si dhuratë.
Konkurrenti i tretë, Jeroan Jera, vjen nga Tepelena dhe në klipin prezantues guxoi duke kënduar një këngë popullore. 29-vjeçari vjen në “Për’puthen” për të njohur një vajzë më inteligjente dhe më të shkathët se vetja.
Që sot, u panë shkëndijat e para mes konkurrentëve, ndërsa priten me kuriozitet cilat do të jenë zgjedhjet e para të djemve.