Kujtim Gjuzi ka shpallur kandidaturën zyrtare për kryeqytetin. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkresë vetë kreu i partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi adresuar kreut të Rithemelimit Sali Berisha.
Përballë në garën brenda Tiranës kreu i Partisë Konservatore do të ketë deputetin e Rithemelimit Belind Këlliçi dhe mjekun ilir Alihmehmeti.
Belind Këlliçi bëri me dije se kishte vendosur që të kandidonte në primaret e Berishës për të qenë ai kandidat nga opozita përballë Erion Veliajt në zgjedhjet vendore të 2023. Në një fjalim të gjatë selia nga e PD, deputeti thotë se vendimin për të kandiduar e mori për të prezantuar një model të kundërt nga kryebashkiaku aktual. Nga ana tjetër mjeku Ilir Alimehmeti ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për primaret, por publikisht ai nuk ka mohuar se nuk dëshiron që të marrë pjesë në garë.