
Ka përfunduar procesi i votimit në Tiranë për primaret në Partinë Demokratike. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se është regjistruar një numër i lartë votuesish, rreth 41 mijë në të gjithë Shqipërinë.
Pas mbylljes së procesit, kutitë me votat do të mblidhen në selinë qendrore të demokratëve, ku rreth orës 20:00 është parashikuar nisja e numërimit. Nuk dihet ende sa do të zgjasë ky proces dhe kur priten të publikohen rezultatet përfundimtare.
Megjithatë, fituesit e primareve nuk do të jenë automatikisht në listën përfundimtare të deputetëve të PD-së, pasi emrat e tyre do të kalojnë për selektim në Kryesinë e PD e cila do të vendosë për kandidatët që do të përfshihen në listën zyrtare.