TIRANË- Edhe pse celebrimi i tyre nuk ka ardhur ende, Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi, kanë bërë daljen e tyre të parë në një event të rëndësishëm në SHBA. Çifti duket shumë elegant në praninë e njëri tjetrit, por edhe miqve të princit, të cilët nuk kanë nguruar që të publikojnë foto të ndryshme nga një event që është mbajtur në Nju Xhersi.
Çifti ndodhet në Neë Jersey, SHBA ku kanë marrë pjesë në një darkë gala në Carpathia Ëest Estate.
Mbrëmja ka qenë e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunim dhe mbështetjen për kauza bamirësie.
Në pamjet që kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjet, Princi shfaqet me një kostum të zi elegant ndërsa Blerta duket sharmante me një fustan të zi të gjatë, kombinuar me taka dhe varëse me perla, të cilat janë gjithashtu aksesor edhe në çantën e dorës ngjyrë gri./GazetaJonë