Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë.
Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit. Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për tu bërë më i vëmëndshëm dhe më i kujdesshëm.
Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trëmbni me nderhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë.
Këto eksperienca, janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim demtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen. Lira Gjika