Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios kanë planifikuar ditën e sotme ( premte), në orën 14:00, prishjen e urës ekzistuese të Babrroit në Tiranë, e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar me eksploziv.

IKMT njofton se prishja e kësaj ure do të bëhet në kuadër të realizimit të projektit të “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 3).

Gjatë procesit të prishjes së urës janë marrë masa sigurie për ndalimin e kalimit të këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Autoritetet raportojnë se për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.