Ish ministri u mjedisit Lefter Koka është shtruar në spitalin e burgjeve pas problemeve shëndetësore që ka shfaqur.
Nuk është hera e parë që ish-ministri dërgohet në spital që nga arrestimi për shkak se vuan nga disa sëmundje, madje me kete argument ai ka kerkuar nje mase me te bute sigurie por qe eshte refuzuar nga gjykata.
Sipas informacioneve Koka ka shkuar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
Nuk dihen arsyet dhe konkretisht çfarë problemesh shëndetësore ka ish-ministri i arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Koka akuzohet se ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit. Po ashtu ai akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij.