Një mëngjes i shijshëm, duhet të jetë edhe i shëndetshëm. Mëngjesi është vakti që nuk duhet neglizhuar kurrë, por gjithashtu duhet të ketë produkte të zgjedhura. Më poshtë dritare.net do ju tregojë ushqimet që nuk rekomandohen për mëngjes!

Janë të lehta për t’u gatuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë që këto produkte nuk rekomandohen për mëngjes. Krepat përmbajnë shumë sheqer, që ndikon në nivelin e insulinës. Prandaj dduhet t‘i shmangni krepat në mëngjes.

Mëngjesi i preferuar i çdo personi janë tostet. Janë të shpejtë të shijshëm, por të dëmshëm për shëndetin. Mund të hani tost, por jo me bukë të thekur, sepse buka përmban gluten dhe karbohidrate dhe në momentin që e bëni të thekur është dhe më e dëmshme.

Orizi, përmban shumë karbohidrate të cilat nuk janë të nevojshme për trupin tonë. Në vend të orizit të bardhë, mund të gatuani oriz ngjyrë kafe, shija është e njëjtë, por ajo përmban më shumë fibra dhe jo karbohidrate shtesë.