
Bilbili i muzikës popullore, Irini Qirjako së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, ku përballë moderaotres Ester Bylyku ka ndarë disa nga momentet më të rëndësishme te jetës së saj.
Fillimisht ajo i bëri një kamer të fshehtë bashkëshortit duke i thënë se e kishte parë me një femër bjonde. Gjatë perballjes së tyre bashkëshorti iu drejtua këngëtares me fjalët: Do Vras Veten.
Mëpas këngëtarja tha se bashkëshorti i saj Maksi, ka qenë xheloz, për shkak të profesionit të saj por nuk e ka shprehur asnjëherë. Megjithatë këngëtarja ndau për herë të parë një histori me publikun.
Ester Bylyku: Kur ka qenë hera e fundit që bashkëshorti yt u bë xheloz për ty?
Irini Qirjako: Kur ka qenë President Moisiu, më dha titullin ‘Mjeshtër I Madh’, dhe unë i kërkova burrit tim që të shkonim bashke. Mëpas bëmë një festë nënjë lokal së bashku me kolegët ku i pranishëm ishte edhe bashkëshorti. Unë nuk pi asnjëherë, por ajo ka qenë hera e parë që u bëra tap. Pronari i lokalit filloi të më ngacmonte e më vinte rrotull. Më përkëdhelte nga qafa, dhe burri im e pa. I bërtiti dhe e përzuri. Por unë isha tap, nuk po kuptoja gjë (qesh)