Ditën e sotme Partia Demokratike ka lajmëruar se do të dalë sot në mesditë në Bulevard për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Për këtë arsye, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për qarkullim.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Po ashtu, njoftohet se në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit.