Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj zyrtarisht figuron pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. PS nuk guxon për ta përjashtuar edhe pse është në kërkim duke vepruar me dy standarde, ndryshe nga sa veproi me Saimir Tahirin. Kreu i grupit socialist Bledi Çuçi tha se është e nevojshme që Ahmetaj të jetë prezent.
E keni përjashtuar zotin Ahmetaj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?
Jo!
Keni ndërmend ta bëni apo nuk është standardi i njëjtë që aplikoni? Cila është arsyeja që nuk e keni përjashtuar?
Nuk kemi marrë…tashi ça arsye ka?! Ai ka punë me drejtësinë, problemi është se nuk është prezent.
Sajmir Tahirin e keni përjashtuar pa u dënuar fare..
Po patjetër, po Saimir Tahiri ka qenë prezent.