Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka mundur të sigurojë më shumë vota për Këshlillat Bashkiak se Partia Socialiste në 2 bashki të vendit.
Në Bashkinë e Pukës dhe Fushë Arëzit, ku ka përfunduar procesi i numërimit për Këshillat Bashkiak PSD ka mundur të dalë forcë e parë.
Në Pukë PSD ka mundur të sigurojë 17.66% të votave, kundrejt 11.74% që kanë siguruar socialistët.
Ndërsa në Fushë Arëz PSD ka marrë 13.22% të votave, e pasuar nga Partia Socialiste me 12.79% të votave.
Vlen të përmendet se PSD kryeson garën për Këshilllat Bashkiak dhe në Vaun e Dejës dhe Lezhë.
Teksa janë numëruar 19 qenra votimi nga 53 në total, PSD kryeson në Vaun e Dejës me 32.19% të votave. Në vend të dytë renditen socialistët me 19.5% të votave.
Sakaq në Lezhë janë numëruar 39 qendra votimi nga 126 në total. PSD kryeson me 19.86% të votave, kundrejt 13.28% të votave të marra nga socialistët.