Me evoluimin e mediave sociale, vetmia po kthehet në një fenomen shumë të përhapur, qoftë kjo për femrat dhe për meshkujt.
Përafërsisht 50% e njerëzve kanë problem në gjetjen e një partneri dhe ‘Bright Side’ ka vendosur të zbulojë disa nga arsyet se pse ndodh kjo gjë.
Ju e idealizoni lidhjen tuaj
Të gjithë kanë një ide të ndryshme për ‘lidhjen perfekte’. Dikush mund të inspirohet nga një film romantik, e një tjetër nga një libër. Ndonjëherë këto ‘ëndrra’ thyhen për shkak të realitetit. Duhet të kuptoni që partneri juaj është njeri real, jo një personazh filmi.
Nuk respektoni veten tuaj
Të respektosh veten fillimisht, është gjëja më e rëndësishme e lidhjes. Kush do të dashuronte dikë që nuk ka respekt për veten? Edhe nëse krijoni një lidhje, me kalimin e kohës ajo do shkatërrohet. Çfarë duhet të bëni, është të gjeni një hobi apo diçka që pëlqeni të bëni në mënyrë që të largoni mërzitjen.
Nuk respektoni hapësirën private të partnerit
Askush nuk pëlqen të ndihet i manipuluar, ose akoma më keq, kur përpiqen të na ndryshojnë. Në një lidhje, duhet të respektoni privatësinë e partnerit. Nëse ai/ajo vazhdon të bëjë veprime që nuk ju pëlqejnë, atëherë keni një zgjidhje, të qëndroni me të ose të largoheni.
Nuk jeni gati për një lidhje
Ndonjëherë, është më mirë të merreni me disa gjëra të rëndësishme në jetën tuaj përpara se të ndërtoni një lidhje. Të gjithë kanë nevojë të kalojnë pak kohë me veten, përpara se të bëjnë dikë tjetër pjesë të jetës së tyre.
Jeni të fiksuar me veten
Njerëzit egoista, bëhen arsyeja kryesore pse një lidhje merr fund. Nëse dikush merr parasysh vetëm nevojat e veta, atëherë dashuria merr fund në një pikë. Këto lloj njerëzish duhet të kuptojnë që bota nuk rrotullohet rreth tyre, sidomos kur duan të kenë një lidhje të suksesshme.